Qytetarët e Kosovës të mërzitur që Merkel s’është më kancelare e Gjermanisë

Aktuale

Qytetarët e Kosovës të mërzitur që Merkel s’është më kancelare e Gjermanisë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Angela Merkel në ceremoninë e lamtumirës si kancelare

Me një ceremoni ushtarake u shënua fundi i karrierës së Angela Merkel.

Ajo për 16 vjet qe kancelare e Gjermanisë, e që të mërkurën e 8 dhjetorit ia dorëzon postin pasardhësit Olaf Scholz.

Merkel tha se 16 vjetët e qeverisë kishte sfida të mëdha.

Por qytetarët e Kosovës dëshironin që mandati i Merkelit të vazhdohej më tej.

“Edhe nja 4 vjet kishim pas qejf edhe na. Ajo ka qenë zot për Europë”, tha një qytetar.

“S’besoj që ka me lind më ndonjë sikur kjo”, tha një tjetër.

“U dashtë edhe 10 vjet me punu për shqiptarët”, theksoi qytetari tjetër.

Merkel gjatë muajit shtator vizitoi Ballkanin Perëndimor, ndërsa në Tiranë i takoi udhëheqësit e vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat