Shala: Serbët e Kosovës janë vegël e Rusisë

Aktuale

Shala: Serbët e Kosovës janë vegël e Rusisë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 00:00
Mentor Shala

Mentor Shala ka folur për dokumentarin “Virussia”. Thotë se ideja për një dokumentar që do të fliste për ndikimin rus në vend ishte e vjetër. Por puna konkrete nisi vjet më vonë.

Detajet, Shala i ka dhënë në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Dukumentarin e kemi filluar para dy viteve e gjysmë”, tha Shala.

Ai thotë se serbët në Kosovë janë vegël e Rusisë. Sipas tij, ata shfrytëzohen për të mbajtur nën tension situatën në vendin tonë.

“Rusët janë kërcënuar shumë te komuniteti serb, për shkak se nuk i kanë lënë serbët e Kosovës që të integrohen nëpër institucionet e Kosovës. Gjithmonë u kanë ndejt afër për me i mbajt nën kontroll dhe me i mbajt serbët e Kosovës si një komunitet ose një problem i vazhdueshëm në Kosovë në mënyrë që të vonohet pastaj procesi i bisedimeve, procesi i anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në organizata tjera ndërkombëtare”, tha Shala.

“Fatkeqësisht serbët janë vegël, nëpërmjet serbëve rusët e kanë mbajt Kosovën gjithmonë në vatër tensioni e cila vazhdon të mbetet sot”, shtoi ai.

“E shohim janë të stacionuara në pjesën veriore në UNMIK ku vazhdimisht kanë kontakte sidomos me strukturat paralele e kriminale serbe në veri”, sqaron Shala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat