Pjesëtari i UÇK-së tregon se ishte në një dhomë me heroin Zahir Pajazitin/Zbulon detaje interesante

Aktuale

Pjesëtari i UÇK-së tregon se ishte në një dhomë me heroin Zahir Pajazitin/Zbulon detaje interesante

Nga: M.H. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:18
Zahir Pajaziti, foto nga arkivi

Islam Visoka, pjesëtarë i grupit të parë të UÇK-së, në një intervistë për televizionin ka treguar në lidhje me ushtarët e UÇK-së.

Ai ka treguar që ka njohur shumë nga heronjtë shqiptarë dhe se Zahir Pajazitin e ka njohur edhe më shumë duke e pasur dhomën së bashku.

E kam njohur në Shqipëri, ne ishim ushtarët e parë të UÇK-së duke qenë të gjithë të barabartë, me ushtarë ashtu edhe komandatët. Atje jemi njohur me të gjithë, ne të Llapit jemi njohur më shumë pasi kemi qenë të një ane. Zahirin e kam pasur edhe në dhomë, pra kemi qenë të gjithë të përbashkët”, u shpreh Visoka.

Më tej ai thotë që kemi qenë shumë të angazhuar në ushtrimet ushtrarake.

Ne kemi qenë shumë të angazhuar, intensisteti i ushtrimeve ka qenë shumë i lartë, pjesa e madhe e joan e kemi kryer shërbimin ushtarak, ishte koha kur shqiptarët e bojkotonin ushtrinë”, thotë në bised e sipër Visoka.

Për më shumë klikoni KËTU për të parë intervistën./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat