Rexhepi në Samitin e Ballkanit Perëndimor apelon për ​liberalizim të vizave

Aktuale

Rexhepi në Samitin e Ballkanit Perëndimor apelon për ​liberalizim të vizave

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Emilija Rexhepi, pjesëmarrëse në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2021

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, mori në pjesë Samitin e Ballkanit Perëndimor 2021, i cili u mbajt në Sofje, organizuar nga New Direction Foundation, në bashkëpunim me Institutin Hungarez për Politikë të Jashtme dhe Tregti dhe Warsaw Institute.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Rexhepi kërkoi nga institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian dhe qeveritë e vendeve anëtare, që çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e së Kosovës të trajtohet me urgjencë.

Ajo shtoi se kanë kaluar tri vjet, që nga rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian në favor të liberalizimit të vizave dhe se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, si dhe ka shënuar progres evident në fushën e sundimit të ligjit.

Samiti, i cili po mbahet për herë të katërt me radhë në Sofje, mblodhi politikanë, grupe të shoqërisë civile dhe anëtarë të instituteve të ndryshme, në të cilin u diskutuan tema me rëndësi për Evropë, në veçanti për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat