Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Aktuale

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:35
QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga raportimet e klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të kofirmuar me Covid-19, janë në trajtim mjekësor. 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-covid.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat