Pse po i kthen rastet në rigjykim Gjykata e Apelit?

Aktuale

Pse po i kthen rastet në rigjykim Gjykata e Apelit?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:56
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit vetëm gjatë kësaj jave ka kthyer në rigjykim disa raste, mes tyre edhe atë të Donjeta Pajazitaj, rast i cili do të gjykohet nga fillimi për herë të katërt. Këto vendime të Apelit, sipas ekspertëve po del të jenë të shpeshta.

Gjykata e Apelit ja ka rikthyer lëndën në rigjykim plotë tri herë një të akuzuari me inicialet J.A.

Ai akuzohet se si punonjës i Inspektoratit Policor të Kosovës kishte tejkaluar kompetencat.

Avokati i tij Skender Musa thotë se në aktvendimet për ta rikthyer lëndën e tij në rigjykim Apeli nuk tregoi provat që duhet të trajtohen nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Lënda është rikthyer për herë të dytë në rigjykim me pretendimin e njëjtë që të rishikohet edhe njëherë koha kur pretendohet se është kryer vepra penale pa përmendur provat. Ajo që është më e rënda është rikthyer edhe për herë të tretë”, deklaroi Musa.

Në raste të tilla kur lënda rikthehet për të disatën herë në rigjykim, Ish-kryetari i Apelit Hasan Shala thotë se shkalla e dytë duhet të sjellë më shpesh vendime.

Ai megjithatë thotë se Apeli nuk qëndron keq në këtë drejtim pasi vetëm 24% e rasteve rikthehen në rivendosje.

“Unë mendoj se Apeli duhet të punojë sa më shumë që të ndryshojë lëndët që të njëjtat të mos kthehen në rigjykim. Por kur nuk ka mundësi ne jemi të detyruar që rastet kthehen në rigjykim”.

Për monitoruesin e sistemin e drejtësisë nga organizata BIRN, Kastriot Berisha, Apeli zgjedh rrugën më të lehtë për të kthyer çështjet në rivendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat