​Osmani për vdekjen e senatorit Dole: U prefsh në paqe, mik i dashur

Aktuale

​Osmani për vdekjen e senatorit Dole: U prefsh në paqe, mik i dashur

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Bob Dole

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.

Në një postim në Twitter, e para e vendit ka shkruar se janë përherë mirënjohës senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.

“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat