Sindikatat reagojnë kundër Kurtit pas deklaratës së sotme

Aktuale

Sindikatat reagojnë kundër Kurtit pas deklaratës së sotme

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili  ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues tjerë në krye të sindikatave.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, për Klankosova.tv ka deklaruar se zgjedhja e kryetarëve të sindikatave është vullnetare.

“E drejta për t’u anëtarësuar në sindikatë është vullnetare, më pastaj edhe zgjedhja e udhëheqësve është vullnetare. Zgjedhjet nëpër federata bëhen në mënyrë demokratike, ne si sindikata nuk i ndërhyjmë askujt”.

“Ne prapë kërkojmë që t’i lëmë anash këto muhabete, duhet të ulemi dhe të bisedojmë për punët që na preson,” ka thënë Hykolli.

Ndërsa, Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se kjo është hera e parë që nga paslufta që një kryeministër i vendit e thotë një deklaratë të tillë.

“Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ka thënë Jashari.

“Në SBASHK në çdo katër vjetët mbahet kongresi, delegatët vendosin se kë do ta zgjedhin për t’i drejtuar,” ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat