​Shërbimi Korrektues shënon 22 vjetorin e themelimit

Aktuale

​Shërbimi Korrektues shënon 22 vjetorin e themelimit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot me një ceremoni shënon 22 vjetorin e themelimit, ku pritet të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar punën më 28 nëntor të vitit 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së parë të Paraburgimit në Prizren për të vazhduar pastaj me hapjen e qendrave tjera korrektuese nëpër qendrat më të mëdha të vendit.

SHKK ka trashëguar një gjendje të infrastrukturës jofunksionale, mirëpo me punë, përkushtim dhe përkrahje është vu në funksion të plotë sistemi i ekzekutimit të dënimeve dhe masës se paraburgimit, ku janë arritur përparime të dukshme si në infrastrukturë ashtu edhe në ngritjen e nivelit të cilësisë së punës.

Në prill të vitit 2000 është rekrutuar dhe trajnuar gjenerata e parë prej 60 oficerëve korrektues, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan punën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Që nga ajo kohë, Shërbimi Korrektuese i Kosovës në radhët e veta numëron 1386 staf të uniformuar dhe 283 staf civil, profesional dhe mbështetës, të trajnuar dhe përkushtuar për përmbushjen e misionit të SHKK-së.

Shërbimi i ri korrektues, është krijuar në bazat e një shërbimi demokratik dhe profesional. Një shërbim i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës që nga themelimi i saj është pjesë e zhvillimeve të përgjithshme të rrethanave në Kosovën e pasluftës e cila ka kaluar nëpër sfida dhe vështirësi të ndryshme gjatë gjithë fazës së tranzicionit e deri në fazën pas shpalljes së pavarësisë.

Megjithatë, ka arritur progres të dukshëm në përmbushjen e misionit, fillimisht me ndihmën e donatorëve, si dhe me punën e tërë stafit, në të gjitha nivelet u krijuan kushtet më elementare, dhe deri në vitin 2001, viti i cili shënoi fillimin e funksionimit të mirëfilltë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, tani Shërbimi Korrektues vepron dhe ka nën administrim institucionet, si:

- Qendrën Korrektuese Dubravë;

-Qendrën Korrektuese Smrekonicë;

- Qendrën Korrektuese Lipjan;

-Qendrën Edukativo -Korrektuese Lipjan;

- Qendrën e Paraburgimit Lipjan;

- Qendrën e Paraburgimit Prizren;

- Qendrën e Paraburgimit Prishtinë;

- Qendrën e Paraburgimit Gjilan;

- Qendrën e Paraburgimit Pejë;

- Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë;

- Burgu i Sigurisë së Lartë.

Duke pas parasysh mundësitë dhe punët të cilat janë zhvilluar me intensitet të lartë, sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm duke u bërë anëtar i International Corrections and Prisons Association, ICPA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat