Kurti takohet më Borrellin dhe Lajçakun, ja për çfarë diskutuan

Aktuale

Kurti takohet më Borrellin dhe Lajçakun, ja për çfarë diskutuan

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim siç njoftojnë nga zyra e kryeministrit u diskutuar mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

Ndërkohë që Kurti ka rikonirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane.

Ky takim vie në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit,

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat