Vjen reagimi nga VV për paraqitjen e Kurtit me fusnotë në Bruksel

Aktuale

Vjen reagimi nga VV për paraqitjen e Kurtit me fusnotë në Bruksel

Nga: G.B Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur me fusnotë në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit që u zhvillua në Bruksel ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane.

Në lidhje me këtë kaNë reaguar nga LVV, përcjell Bota sot.

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, KA Thënë se kjo nuk është përgjegjësi e Kurtit, por pasojë e qeverive të kaluara që e kanë lënë si barrë.

Ky është reagimi i Manxhukës:

Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! që ishte kundër kësaj marrëveshje dhe se koha e dëshmoi se ajo nuk është fluskë bore duan t’ja hedhin koston vetëm pse e kemi kundërshtuar, pra nuk e shikojnë fusnotën në raport me Republikën, por vec në raport me VV-në.

Pasojat që i kanë lënë Kurtit nuk janë përgjegjësi e tij, përkundrazi qeveria aktuale po bën përpjekje për të dalë nga logjika e fusnotës.

Po të ishte VV që nga ajo kohë në pushtet nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm. Duhet parë cka thoshte ky portal e të tjerë në protestën tonë që kishim ndaj kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat