Gashi: Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit

Aktuale

Gashi: Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Xhafer Gashi

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku janë betuar kryetari dhe 21 asamblistët e rinj. Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare, i cili ka udhëhequr dy mandate me Obiliqin, tha se prioritet i qeverisjes së tij në mandatin e tretë mbetën arsimi dhe shëndetësia.

Para asamblistëve dhe të ftuarve të tjerë në ceremoninë solemne të marrjes së detyrës, Gashi shtoi se kryefjala e qeverisjes së tij edhe për një mandat tjetër do të jenë qytetarët.

Gashi: Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit

"Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, vullnetit, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Plani ynë është i qartë, qytetari i Obiliqit do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë me qytetarët do të zhvillojmë projekte, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë ato. Shërbimet efikase administrative, transparencë dhe llogaridhënie, janë jo vetëm betim por edhe obligim yni kryesor karshi bashkëqytetarëve tanë”, theksoi ai.

Më tej, Gashi shtoi se arsimi dhe shëndetësia janë prioritet i qeverisës dhe punës katërvjeçare.

Gashi: Do të punojmë fuqishëm në ngritjen e cilësisë në arsim

“Do të punojmë fuqishëm në ngritjen e cilësisë në arsim, shërbime shëndetësore. Do të vazhdojmë përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturore, rrugore e nëntokësore. Një komb që punon për brezat e rinj ka të ardhmen e garantuar. Ne do të mbështesim dhe do të bëjmë më të lehtë rrugëtimin e tyre drejt sukseseve për të rinjtë dhe të rejat e Obiliqit”, ka shtuar ai.

Për studentët e dalluar, sportistët dhe të rinjtë e talentuar, Gashi ka premtuar përkrahje. Ndërsa, për deponitë ilegale ai u zotua se do të kthehen në hapësira të gjelbra, parqe dhe hapësira rekreative.

Gjatë betimit të kryetarit Xhafer Gashi, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Shtëpisë së Kulturës "Xhavit Haziri". 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat