Konjufca ngushëllon familjen Zymberi

Aktuale

Konjufca ngushëllon familjen Zymberi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zymberi, për vdekjen e babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi.

“E nderuar familje Zymberi, Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Muharrem, babait të heroit dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht në mbrojtje të Republikës.

Urtësia, bujaria dhe atdhedashuria, virtyte këto që e shquanin bacën Muharrem, do të mbeten përherë në kujtimet tona dhe të brezave që vijnë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi, të afërmve dhe miqve për humbjen e të dashurit të tyre. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e Konjufcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat