Shpërthim afër Merdares, nga policia japin detaje

Aktuale

Shpërthim afër Merdares, nga policia japin detaje

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Për shkak të një mjeti shpërthyes në pikën kufitare në Merdare, rruga ka qenë e bllokuar për afro një orë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin që ka ndodhur para pak orësh afër pikës kufitare në Merdarë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se pjestarët e KFOR-it kishin kërkuar nga Policia e Kosovës që përkohësisht ta ndalojnë qarkullimin e personave dhe automjetëve në atë zonë meqë kanë qenë duke e bërë një shpërthim të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

Kelani njoftoi se rruga është liruar për qarkullim normal rreth orës 18:30.

“Më datën 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar (SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për aryse se janë duke bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Reth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa problem”, ka thënë Kelani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat