Latifi: Ja pse s’do të ketë dialog mes Serbisë e Kosovës para pranverës

Aktuale

Latifi: Ja pse s’do të ketë dialog mes Serbisë e Kosovës para pranverës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se s’do të ketë dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë para pranverës së ardhshme. Latifi ka numëruar tre arsye për një gjë të tillë.

“Asociacioni nuk bëhet për me ia plotësuar një dëshirë Serbisë por për qytetarët serbë të Kosovës dhe duhet të krijohet një platformë për dialog me serbët e Kosovës. Do të thotë, duhet t’i pyesim ata se çfarë Asociacioni po duan dhe a është e mundur ajo që ata po e kërkojnë”, thotë Latifi.

“BE për mendimin tim është duke e zbatuar një diplomaci të forcës. Diplomacia e forcës nënkupton që presioni duhet të bëhet te pala e dobët, në këtë rast jemi ne”, thekson Latifi.

“Është situatë e standardeve të dyfishta që po i zbaton BE në raport me Kosovën. Kosovës s’po i afrohet asgjë në dialog”, shtoi ai.

‘Në situatën e tanishme, unë konsideroj se dialogu nëse nuk ka vdekur krejtësisht është në pikën më të ulët të tij dhe nuk pres deri në pranverë ndonjë zhvillim të rëndësishëm”, shton Latifi.

Pse?

“E para Serbia ka zgjedhje në prill dhe Vuçiq nuk është i interesuar fare të shpreh as vullnetin e mirë me bo ndonjë lëshim kushimisht Kosovës dhe do me përcjell kartën nacionalistë të Kosovës për vota, në Francë kemi zgjedhje dhe Macron s’ka kohë të merret me problemet e Ballkanit e aq më pak me dialogun Kosovë-Serbi. Pas ikjes së Merkelit nga pushteti, BE ka mbetur pa të vetmin njeri i cili ka pasur një lloj pushteti moral. Sot BE është një klub i shteteve që përpiqen mi përdor mekanizmat e BE’së për interesat personal”, shpjegoi Latfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat