Adriana Matoshi flet për herë të parë pas operacionit

Aktuale

Adriana Matoshi flet për herë të parë pas operacionit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:58
Adriana Matoshi

Sonte në emisionin “Pa Emër”, që transmetohet në radio Klan FM, ka telefonuar një person mjaft interesant, dhe ajo ishte Adriana Matoshi.

Deputetja Adriana Matoshi, njëherësh edhe aktore e njohur, ka folur për herë të parë pas operacionit.

Aty Matoshi ka treguar për atë se si e ka kaluar operacionin, si është ndjerë nga komentet e shumta përkrahëse që i ka marrë kur e zbuloi lajmin se do të operohej, për njohjen që pati me të dashurin e saj dhe po ashtu edhe për temën e emisionit.

Ajo tha se pas operacionit po mundohet të tregohet e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen dhe madje as mos t’i pijë ilaçet.

“Unë për momentin kom pak kokë dhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj e kom kalu atë stresin. Jam tu mundu që vetën me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Matoshi tha se kurrë nuk kishte besuar se komentet e njerëzve do të ndikonin pozitivisht te ajo dhe familja e saj.

“Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një qasi force të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën mi bo analizat, atë ditë u kanë ni marsh i organizum mu doke diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën. Ni natë përpara opercaionit kam fjetë si kingji as s’kam mendu as hiq hiq sen, të nesërmen në mëngjes kanë ardhë më kanë marrë edhe kom hi tu keshë kam dalë tu keshë. Po du me falënderu gjithsecilin prej thellësisë së shpirtit, që jo vetëm mu që më kanë bo të fortë po edhe prindërit e mi kur e kanë pa gjithë atë njeri, gjithë ato mesazhe, komente diqysh edhe ata janë forcu ekstrem shumë”, është shprehur Matoshi.

Saqë me shaka aktorja tha se i vinte turp të mos vdiste në operacion pas postimit që e kishte bërë dhe reagimeve të njerëzve.

“O Dan më vike marre me pshtu, qysh me u qu, qysh mos me dekë gjithë ai njeri u qu në kambë, o zot, pak hajgare”, vazhdoi me shaka deputetja.

Ndërkaq ajo kishte përgjigje edhe për temën e emisionit e cila ishte “Nëse e sheh dikë për herë të parë dhe të pëlqen qysh ia kishe gjetë kontaktin”, duke thënë se do të kishte shkuar të fliste direkt me personin që do t’i pëlqente.

“Nëse osht qaty, ai në kafiq unë në kafiq, shkoj direkt edhe i thom”, u shpreh Matoshi, duke shtuar se po tregonte se si do të vepronte ajo, e jo si veprojnë të tjerët.

Ajo foli edhe për njohjen që pati me të dashurin e saj, Keith, për të cilin tha se ai ishte interesuar në fillim për të.

“Ai m’ka gjetë, unë as nuk e kom vërejtë se terr”, u shprehmë shaka Matoshi. “I kom fol si krejtve, po unë i kom pëlqy atij, tani Times (shoqes së ngushtë të saj) i ka thanë për mu, tani qashtu”, ka thënë Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat