Haziri: Alban Hyseni është edhe kryetari im

Aktuale

Haziri: Alban Hyseni është edhe kryetari im

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, ka thënë se “Alban Hyseni është edhe kryetari i tij”.

Këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook, të enjten – pasi e dorëzoi detyrën te Alban Hyseni, fitues i zgjedhjeve lokale në Gjilan.

“I uroj shëndet dhe, mbi të gjitha, lutem që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij në lidership në Gjilan nënkupton ecje përpara në zhvillim e prosperim, jo stagnim”, ka thënë Haziri.

Haziri i ofroi mbështetje Hysenit i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që pas një shërbimi për më shumë se 13 vite si kryetar i Gjilanit në kohë të ndryshme, sot po e përfundoj mandatin e katërt të rregullt dhe po e dorëzoj tek kryetari i zgjedhur, z. Alban Hyseni, i cili do të jetë kryetar i të gjithëve, duke përfshirë edhe kryetar i imi.

I uroj shëndet dhe, mbi të gjitha, lutem që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij në lidership në Gjilan nënkupton ecje përpara në zhvillim e prosperim, jo stagnim.

Unë edhe ashtu kam marrë rrugë tjetër politike që do të jem në funksion sërish të angazhimit tim, por i sigurova që roli ynë ka me qenë kontruktiv, mbështetja ka me qenë e sinqertë dhe angazhimi ynë ka me qenë mbi bazë të interesit të qytetit, komunës e të nahisë sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat