“Heroina”/ I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, tatu në dorë emrin e motrës së vetëvrarë

Aktuale

“Heroina”/ I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, tatu në dorë emrin e motrës së vetëvrarë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 22:34
Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Burime të medias bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.

Motivet e kësaj vrasjeje dyshohet se është hakmarrje për vetëvrasjen e vajzës dhe motrës së tyre 20 vjeçare, Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj vitin e kaluar.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.

Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.

Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin dyshohet se e vranë pasi e fajësonin për vetëvrasjen e vajzës, përkatësisht motrës së tyre, Heroinës.

Se tre të dyshuar janë arrestuar e konfirmoi edhe Prokuroria e Pejës në një konferencë për media.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës Agim Kurmehaj theksoi se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan…Prokuroria e çështjes ka caktuar vendimin 48 orë për ndalim”, tha Kurmehaj.

Kurmehaj theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk do të ketë informata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat