Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme është shprehur i shqetësuar për gjendjen energjetike të Kosovës.
“Jam i shqetësuar për të ardhmen energjetike të vendit tonë”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu tha se po hyjmë në një krizë energjetike.
Haradinaj, po ashtu kritikoi kryeministrin Kurti për refuzimin e investimit në “Kosovën e Re”.