Sadri Ramabaja e quan pro serbo-rus Xhemajl Hasanin e Nismas

Aktuale

Sadri Ramabaja e quan pro serbo-rus Xhemajl Hasanin e Nismas

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:36
Xhemajl Hasani

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja e ka quajtur pro serbo-rus Xhemajl Hasanin e Nisma-s pasi ky i fundit kishte thënë se do të kthehen në qeveri.

Ramabaja përmes një statusi ka thënë se deklaratat e Hasanit si akt politik të ngjasojnë me mercenarët klasik.

“Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ish këshilltar i zv. km të establishmentit të vjetër, FL, ka paralajmruar “kthimin” në qeveri në pranverën që vjen.

“Me pranverë kysmet koftë po kthehna në qeveri”.

Koment: Kur jeton e vepron duke ushqyer veten e rrethin me shpresat që të ofron lufta hibride serbo-ruse kundër Republikës dhe, kur asaj (luftës hibride), i bashkohesh pa vetëdije politike,  e vetkuptueshme, deklaratat si akt politik të njësojnë me mercenarët klasik”, ka shkruar Ramabaja.

Ndonëse, Hasani i NISMA-s me anë të postimit të tij kishte ironizuar me qeverinë aktuale pasi muajin e fundit ka pasur ankesa nga të gjitha bizneset e sindikatat.

“Me pranver kysmet kofte po kthehna ne qeveri. E di qe keni me na lodh me kerkesa po sogajle na per qata po kthehemi aty”, kishte shkruar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat