Armend Muja ka një lajm të mirë për Ligjin e Pagave

Aktuale

Armend Muja ka një lajm të mirë për Ligjin e Pagave

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 01:01
Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se në fillim të vitit tjetër do të ketë rezultat sa i përket Ligjit të Pagave.

Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat kanë kritikuar Qeverinë Kurti për mospërfshirje të tyre në formulimin e Ligjit të Pagave.

Po ashtu, të njëjtit kanë kërcënuar me protesta dhe greva nëse kërkesat e tyre nuk realizohen dhe kanë cituar se nëse nuk përmbushen premtimet e kryeministrit Albin Kurti para se të vinte në pushtet, atëherë nuk do të jenë të kënaqur.

Kryeministri ka shkëmbyer deklarata në distancë me krerët e sindikatave duke i akuzuar se janë të politizuar dhe se do të dëshironte njerëz tjerë në krye të sindikatave që ata drejtojnë.

Në anën tjetër, Muja ka kërkuar durim nga sindikatat që deri në vitin tjetër do të krijohet Ligji i Pagave në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës.

“Me mirësjellje kërkoj durim. Por na duhet kohë. Grupi punues po kryen punën sipas parimeve ligjore dhe besoj se do të kemi rezultatet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat