Vdes ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish-zyrtarja e LDK-së

Aktuale

Vdes ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish-zyrtarja e LDK-së

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:01
Lumnije Kajtazi – Hyseni

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë aktivistja e hershme e kësaj partie, Lumnije Kajtazi – Hyseni.

Në një shkrim të tij në rrjetin social “Facebook”, Veliu thotë se me pikëllim e mori këtë lajm, teksa ka vlerësuar kontributin e Lumnije Kajtazit dhënë për LDK-në.

Shkrimi i plotë nga Agim Veliu:

“Me pikëllim e dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lumnije Kajtazi – Hyseni, aktivistes së hershme të LDK-së dhe kontribueses së madhe për arsimin në Llap.Me ikjen e saj të hershme në amshim, humbëm veprimtaren e devotshme të LDK-së, e cila në rini kontribuoi si kryetare e Forumit të Gruas në Podujevë, anëtare e Kryesisë së Forumit Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës për dy mandate.Lumnija ishte punëtore e palodhshme dhe kontribuoi shumë në arsimimin e shumë brezave si mësimdhënëse dhe drejtoreshë e shkollës”, ka shkruar Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat