Klinaku tregon a ka dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale

Aktuale

Klinaku tregon a ka dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:58
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se ka dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale.

Klinaku tha se nuk i frikësohet askujt që të tregojë se ka dhënë dëshmi.

“Nuk i frikësohem askujt. Dëshmi kam dhënë kundër kësaj gjykate në favor të mbrojtjes. Edhe pse e kam dhënë dëshminë, mua ende nuk më kanë ftuar ende të dëshmojë, me gjithë dëshirë kisha shku”, tha Klinaku.

Ai madje tha se nuk ka arsye pse krerët e OVL-UÇK’së të mbahen në paraburgim.

“Nuk kanë pas nevojë të mbahen në paraburgim, për skandalet që i kanë bërë vet”, tha Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat