Kuvendi e miraton Projektligjin për Inspektimet

Aktuale

Kuvendi e miraton Projektligjin për Inspektimet

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 10:49
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar 11:56) - Gjashtë deputetë të PDK-së votojnë Projektligjin e propozuar nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në Shqyrtim të dytë Projektligjin për inspektimet.

Me 67 vota për dhe 10 kundër e ka kaluar ky Projektligj me 29 amandamente.

Në këtë projektligj parashihet krijimi i një Agjencioni të ri koordinues për inspektime në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ky projektligj po ashtu parasheh edhe numrin e rritjes së inspektorëve.

Pro këtij Projekligji kanë votuar edhe gjashtë deputet të PDK-së.

Ndërsa LDK-ja ka kundërshtuar këtë projektligj pasi siç kanë deklaruar në të kaluarën, vlerësojnë se me këtë veprim Zyra e Kryeministrit do t’i kontrollojë inspektimet.

***

Me 67 vota për, 10 kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Projektligjin për Inspektimet.

Nga Komisioni funksional, janë paraparë 29 amendamente, të cilat u votuan një nga një.

Prezantimin e këtij Projektligji e paraqit deputetja e VV-së, Jeta Statovci. Ajo tha se një praktikë e tillë e inspektimit është në shumë shtete të botës.

“Është hartuar nga ministria e ka për qëllim t’i përcaktojë hartimet inspektuese dhe rregullat në procedurat inspektuese. Është e nevojshme për koordinim inspektuese. Hartimi i këtij Ligji është praktik në shumë shtete”.

“Komisioni për Ekonomi e shqyrtoi këtë projektligj me shmangie për lexim të dytë dhe vendosi që t’ia paraqes Kuvendit për miratim ketë projektligj”, tha Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat