Baton Haxhiu paguhet 18 mijë euro nga Spitali Amerikan, Bytyçi: Prokuroria t’i hetojë bisedat telefonike të këshilltarit të Ramës

Aktuale

Baton Haxhiu paguhet 18 mijë euro nga Spitali Amerikan, Bytyçi: Prokuroria t’i hetojë bisedat telefonike të këshilltarit të Ramës

Nga: N. Sh. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:11
Baton Haxhiu

Profesori Enver Bytyçi, thotë se gazetari Baton Haxhiu paguhet 18 mijë euro nga Spitali Amerikan.

Bytyçi përmes një postimi në facebook, kërkon nga Prokuroria që të hetohet këshilltari i Edi Ramës.

Ai tutje kërkon edhe hetimin e tenderave që ka marr Spitali Amerikan.

Profesori shkruan se, Prokuroria duhet t’i hetojë bisedat telefonike të Batonit dhe të dalë e vërteta.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu paguhet 18 mijë euro për marketing te Spitali Amerikan. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe!

Por mediat duhet të investigojnë nëse kjo pagë është për shkak të aftësive të tij në marketing, apo për shkak të pozicionit të tij si këshilltar i kryeministrit Rama!

Për këtë qëllim duhet të hetohen tenderat që spitali amerikan ka marrë para dhe pas Baton Haxhiut. Duhet hetuar zbatimi i ligjit të prokurimeve. E prokuroria duhet të hetojë bisedat telefonike të Batonit!

Duhet të dalë e vërteta, nëse këshilltari i kryeministrit është paguar nga taksat tona apo nga të ardhurat e spitalit amerikan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat