Pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot

Aktuale

Pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 07:23
Ilustrim

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot.

Sipas infografikës së publikuar nga MPB’ja, kolona në Jarinje ka arritur në 2 mijë metra. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po zgjasin deri në 4 orë.

Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.

Në Merdare, pritjet janë 180 deri në 200 minuta, të Dheu i Bardhë 100-120 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 1 orë.

Në Bërnjak janë pritjet deri në 30 minuta, në Mutivodë 120 minuta, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.

Të gjitha rrugët që shpiejnë për te këto pika kufitare thuhet se janë të kalueshme.

Image
Gjendja ne pikat kufitare
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat