A erdhi eksperti gjerman? KEK thotë se do të njoftojë me kohë

Aktuale

A erdhi eksperti gjerman? KEK thotë se do të njoftojë me kohë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Ardhja e ekspertit gjerman në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), është paralajmëruar të ndodh sot. Eksperti gjerman, sipas kryeministrit Albin Kurti do të sanojë problemin e bllokut B2.

Media është interesuar të mësojë nëse ky ekspert ka arritur në ambientet e KEK, por këta të fundit thanë se për këtë çështje do të njoftojnë me kohë.

“Duke ju referuar pyetjes tuaj rreth njësise prodhuese B-2. Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron se do ju njoftoj me kohë për të gjitha zhvillimet”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të KEK.

Para pak ditësh drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman pritet të vijë të dielën në Kosovë për ta rregulluar turbinën që ndodhet jashtë operimit.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat