Mulliqi: Ishin shumë dramatike këto 20 vite

Aktuale

Mulliqi: Ishin shumë dramatike këto 20 vite

Nga: A.M. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:37
Skënder Mulliqi

Analisti politik, Skënder Mulliqi ka kritikuar njerëzit e politikës dhe bizneseve në lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Ai u shpreh se disa politikanë ishin ekzekutorët e proceseve demokratike, të cilët ia humbën rinisë tonë vitet më të vlefshme.

“Nuk lejohet nga asnjë populli që i gjithë pushteti të koncentrohet në një apo më shumë veta deri në përjetësi. Sigurisht se ky popull nuk i ka merituar pushtetet të cilat e ofenduan dhe e nënçmuan atë, edhe pse thuhet se populli i ka pushtetet çfarë edhe i meriton. Por, sigurisht se asnjë popull nuk e meriton t’i ndalohet buzëqeshja madje edhe për një kohë shumë të shkurtër”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë

Shumë dhe për shumë vite na gërryen nga brenda njerëzit e politikës dhe të biznesit. Edhe poltronët dhe servilet e tyre po aq ishin të rrezikshëm, të cilët sulltanëve të tyre iu mbathin edhe opingat. Ishin shumë dramatike këto 20 vite, ku humbës dolën populli e fitues na dolën rezilët dhe katilët, të cilët pesë pare nuk i dhanë, se si po e katandisin Kosovën! Fitoi kuantiteti në vend të kualitetit. Fitoi e keqja ndaj të mirës, fitoi primitivizmi ndaj civilizimit..! Këta njerëz të politikës ishin ekzekutorët e proceseve demokratike. Këta ia humbën rinisë tonë vitet më të vlefshme. U sollën në mënyrën më arrogante ndaj çdo vlere. Na rrezikuan edhe fizikisht, na rrezikuan dinjitetin. Thjesht populli mbeti i pa mbrojtur. Por, që harruan se nuk ka më të fuqishëm se populli, edhe kur ai rrëzohet përtoke ngritet si feniksi. Lufton deri atëherë kur i arrin të drejtat e veta. Nuk lejohet nga asnjë populli që i gjithë pushteti të koncentrohet në një apo më shumë veta deri në përjetësi. Sigurisht se ky popull nuk i ka merituar pushtetet të cilat e ofenduan dhe e nënçmuan atë, edhe pse thuhet se populli i ka pushtetet çfarë edhe i meriton. Por, sigurisht se asnjë popull nuk e meriton t’i ndalohet buzëqeshja madje edhe për një kohë shumë të shkurtër. Asnjë popull nuk i meriton diktatorët dhe regjimet diktatoriale. Na u paraqiten pushtete të cilat e zhvilluan me të madhe krimin dhe korrupsionin. I frenuan vlerat shoqërore madje edhe vlerat patriotike. Qytetarët përjetuan një shtet jo të rregulluar mirë, ku pushtetet iu ngushtuan atyre edhe liritë më elementare njerëzore…!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat