Organizohet protestë për lirimin e Nezir Mehmetajt

Aktuale

Organizohet protestë për lirimin e Nezir Mehmetajt

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:37
Nezir Mehmetaj

Po bëhen dy vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe.

Tri qeveri janë ndërruar deri më tani, por familja thonë se askush ende s’i ka ofruar ndihmën e nevojshme për lirimin e tij.

Vëllau i Nezirit, Valon Mehmetaj ka njoftuar se me datë 10 janar do të mbahet protestë në përkrahje të tij.

“Të dashur qytetarë për shkakun së fillimi i vitit 2022 janë ditë festive dhe institucionet tona nuk punojn atëhere data e protestes do mbetet 10.01.2022 në ora 13:00, kjo protestë do mbahet në Prishtinë përballë objektit të Qeverisë. Kërkojmë përkrahjen tuaj qe protesta në fjalë të marr jehonë të madhe e të ndikoi në të gjitha instancat vendore e ndërkombëtare që të arrihet lirimi i shtetasit të Republikës së Kosovës dhe vellaut ton Nezir Mehmetaj nga kjo formë e padrejtë e mbajtjes” shkruan Valon Mehmetaj në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat