Mushkolaj: Turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fituar me dallavere

Aktuale

Mushkolaj: Turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fituar me dallavere

Nga: M.L. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 09:53
Imer Mushkolaj

Sot shënohet Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Kjo ditë u përcaktua në bazë të ligjit për veteranët për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Publicisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar veteranët e vërtetë me rastin e ditës së tyre.

Sipas tij, është e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fituar me dallavere.

“Sot është Dita e Veteranit të UÇK-së. Urime krejt veteranëve t'vërtetë, e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fituar me dallavere, e kanë ble me pare dhe paguhen me pare tonat. Athu qysh ndihen sot ata që përnime kanë luftuar, por që përfitojnë e vlerësohen njësoj si mashtruesit ordinerë?”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat