Kjo është deklarata e Hajdar Beqës për Ligjin për konfiskimin e Pasurisë

Aktuale

Kjo është deklarata e Hajdar Beqës për Ligjin për konfiskimin e Pasurisë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hajdar Beqa ka thënë se pa e parë draftin e tij nuk mund ta komentojë.

“Ende nuk e kemi parë materialin, ende nuk ka ardh ligji në Kuvend, kur të vjen në Kuvend pastaj ne do ta japim mendimin tonë, nuk mundem tani të them diçka për të cilin nuk kam informatë më shumë përveç çka jam njoftu nga mediat. Nuk kemi qëndrim për momentin, formën e draft-ligjit që e propozon Qeveria”, është shprehur Beqa.

Ndërsa, deklaron se një ligj i tillë i duhet Kosovës.

Derisa, ka një kërkesë për hartimin e tij.

“Por, mendoj se një ligj i tillë i duhet Kosovës, por një ligj që është në harmonizim edhe me ligjet e Bashkimit Evropian do të thotë me vendet të cilat kanë kalu fazën të cilin po e kalon sot edhe Kosova”, ka deklaruar deputeti Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat