“Shumë e vështirë – çështje e ndjeshme”, Lajçak: Jam i matur rreth dialogut

Aktuale

“Shumë e vështirë – çështje e ndjeshme”, Lajçak: Jam i matur rreth dialogut

Nga: F. B. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 18:40
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për Ballkanin perëndimor Miroslav Lajçak ka deklaruar se është optimist i matur, kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, këtë e tha në intervistën për “Pobeda” të Podgoricës, duke shtuar se kjo është çështje me rëndësi strategjike për të gjithë regjionin, transmeton “Bota Sot”.

“Kemi serbët edhe shqiptarët që jetojnë në të gjitha shtetet në Ballkan, kështu që kjo çështje tejkalon raportet mes Serbisë dhe Kosovës, për këtë shkak zgjidhja pozitive e kësaj çështje do të ketë ndikim esencial për stabilizimin e regjionit. Është shumë vështirë, çështje shumë të ndejshme, aty është edhe kalendari politik që nuk na ec përdore. Kemi pasur zgjedhje në Kosovë, erdhi qeveria e re dhe ka qëndrime strikte ndaj dialogut. Ne jemi në kontakt të përditshëm të vazhdueshëm dhe zgjidhim çështje konkrete”, tha Lajçak.

Lajçak shtoi se është qëndrim i përbashkët i BE-së dhe ShBA-ve por edhe partnerëve tjerë, përfshirë këtu Rusinë që thotë se bisedimet janë rruga e vetme.

“Nuk ka mënyrë si të zgjidhen këto çështje jashtë dialogut, për këtë nuk shoh shkas që të humbet koha sepse vetëm se shtyhet zgjidhja. Kjo nuk është çështje e thjeshtë, por unë jam optimist i matur”, tha ai.

Lidhur me Malin e Zi ai shtoi se është i shqetësuar sepse në Bruksel thuajse u zhduk dhe se Mali i zi duhet të fitojë qeveri pro-evropiane.

“Asnjë vend nuk do duhej të lejoj që në procesin e integrimit të plotë të ndalen reformat, kjo vërtetë është autogol. Të përsëris atë që kam thënë gjatë vizitës në Malin e Zi – jam shumë i shqetësuar për shkak se Mali i zi në Bruksel thuajse u zhduk”, tha Lajçak.

Ministri i dikurshëm sllovak dhe i dërguari special për Ballkanin konsideron se me referendum Mali i Zi u sjell në rreth.

“Janë kthyer çështjet fetare, gjuhët, përkatësia etnike. Pse ka ndodhur kjo kur ky vend ishte shembull i harmonisë shumë-etnike, që nuk ishte e ndarë në ato çështje. Kur ato janë në qendër të vëmendjes, ato janë pasoja dhe ndarje të reja. Këto janë çështje të viteve 90-ta dhe e dimë si kanë përfunduar ato, tash me rëndësi është të kemi qeveri pro-evropiane, që ka mbështetje në Kuvend dhe që forcat të i përqendroj në reforma evropiane”, tha Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat