​Sulmohet me armë makina e djalit të Millan Ivanoviq

Aktuale

​Sulmohet me armë makina e djalit të Millan Ivanoviq

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

 Një makinë KIA ngjyrë hiri, është sulmuar me armë zjarri, ndaj së cilës janë shkrepur disa plumba, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në Zveçan, përkatësisht në relacionin Zveçan i Vogël-Zveçan, derisa makina ishte në lëvizje.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në makinë ka qenë duke vozitur Millan Ivanoviq, ish-anëtar i Listës serbe dhe drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, ndërsa makina është në pronësi të të birit të Millanit, Miljan Ivanoviqit.

Sipas këtyre burimeve, disa persona, deri tash të panjohur, me dy makina, tip “Opel Corsa” ngjyrë e kuqe dhe pa targa, si dhe tip “Shkoda” ngjyrë e zezë dhe po ashtu pa targa, pasi ia kanë prerë rrugën, por kanë dështuar ta ndalojnë makinën në të cilën ndodhej Millan Ivanoviq, atëherë kanë shtënë me armë zjarri mbi të.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, ndërsa policia është vënë në kërkim të sulmuesve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat