Qeveria Kurti thyen një rekord për vitin 2021

Aktuale

Qeveria Kurti thyen një rekord për vitin 2021

Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:27
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka thënë se viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga ky institucion.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria tha se për 40 javë qeverisje në vitin 2021, janë mbajtur 53 mbledhje të ekzekutivit, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje, që sipas tyre, është numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.

“Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, meqë shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë”.

“Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat