Edhe Isa Mustafa ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Aktuale

Edhe Isa Mustafa ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:55
Isa Mustafa

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. 

Ai tha se vdekja e prindit është i rëndë, e veçmas kur nuk je pranë tyre. 

“E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.  Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar”, ka shkruar Mustafa. 

Ajshe Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare. 

Ajo u u varros në fshatin Broboniq të komunës së Mitrovicës. 

Postimi i plotë

E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar.

Isa Mustafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat