Vrasja në Llaushë/ Reagon Sindikata e Policisë

Aktuale

Vrasja në Llaushë/ Reagon Sindikata e Policisë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:23
Policia

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një reagimi publik thotë se po fajësohen pa arsye lidhur me rastin e vrasjes së gruas 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt.

Në reagim thuhet se, Policia i përgjigjet çdo thirrje që paraqitet nga qytetarët dhe çdo rast e trajton me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Të gjitha veprimet hetimore, policia, i kryen sipas urdhrave të prokurorit, prandaj të gjithë ata që duan t’a fajësojnë Policinë fillimisht duhet t’i din kompetencat e Policisë, Prokurorisë dhe të Gjykatës. Policia ka të drejtë t’a mbajë të ndaluar një person vetëm gjashtë orë, kurse për ndalim prej 48 orëve vendos Prokurori dhe për caktim paraburgimi vendos Gjyqëtari i procedurës paraprake, prandaj Policia është vetëm ekzekutuese e këtyre vendimeve”.

“Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institucion edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se, Policia e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të jetës, pasurisë,rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kurse Sindikata e Policisë do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat