Detajet nga policia/ Konfiskohen 35 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Aktuale

Detajet nga policia/ Konfiskohen 35 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar dje në Prishtinë 35 kartela grafike të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave.

“PRODHIM I NDALUAR Prishtinë 08.01.2022-14:00. Pas marrjes së informatës për veprimtari të paligjshme të prodhimit të kriptovalutave, me njoftim të prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjete tridhjetë e pesë (35) kartela grafike funksionale të cilat kanë qenë të kyçura në prodhim si dhe katër kartela të cilat kanë qenë jashtë funksionit”.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it për të verifikuar a është keqpërdorë energjia elektrike dhe njësia Doganës Qendrore Antikontrabandë të cilët kanë bërë konfiskimin e pajisjeve të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat