Policia në aksion, arrestohen 15 persona

Aktuale

Policia në aksion, arrestohen 15 persona

Më: 10 janar 2022 Në ora: 10:13
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së, ku këto arrestime kanë ndodhur në qytete e rajone të ndryshme të vendit tonë.

Ata janë arrestuar për veprat penale duke filluar nga dhuna në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje apo me urdhëresë të Gjykatës.

Po ashtu, 10 persona janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat