Alarmi i Shaip Kamberit, ja pse Vuçiqi po e ndez Bosnjën...

Aktuale

Alarmi i Shaip Kamberit, ja pse Vuçiqi po e ndez Bosnjën...

Më: 10 janar 2022 Në ora: 11:52
Millorad Dodik dhe Vuçiq

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka alarmuar për rrezikun që po i kanoset rajonit nga politika e Serbisë.

Sipas Kamberit, presidenti Vuçiq vazhdon politikën e tij të piromanit dhe zjarrfikësit.

Në njërën anë frymëzon ngjarjet ose delegon njerëzit e tij në Banja Llukë, Novi Pazar, Priboj, Prijedor etj, ndërsa në anën tjetër paraqitet si paqeruajtës.

“Krejt këto që po i shohim këtyre ditëve në Bosnje dhe Herzegovinë e Sanxhak kanë një qendër inspiruese: Beogradin dhe kanë një emër politik përbashkues: Aleksandër Vuçiqin.”, ka thënë në një status, Kamberi.

“Presidenti Vuçiq po instrumentalizon ultranacionalizmin serb dhe grupet e së djathtës ekstreme për të frikësuar me destabilitet dhe për t’u pozicionuar pastaj si faktor i pashmangshëm stabiliteti, në dobi të ruajtjes dhe zhvillimit të pushtetit të tij autokrat.”, vijon më tej postimi i deputetit të Luginës së Preshevës.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet t’ia tolerojnë tutje këtë politikë. Presidenti Vuçiq po vërteton çdo ditë e më shumë se nuk është as faktor stabiliteti, as pro-evropian dhe as i djathtë liberal-konservator.”, ka potencuar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat