“Aleanca e dreqit”/ Gazmend Islami i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Aktuale

“Aleanca e dreqit”/ Gazmend Islami i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Nga: N. Sh. Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:00
Gazmend Islami i pari në anën e majtë dhe Ramush Haradinaj djathtas

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Kjo pasi Haradinaj ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti se gjatë një muaji kanë aplikuar 56000 qytetarë të Kosovës për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në ambasadën e Gjermanisë.

Islami shkruan në një postim në facebook se, nëse dikush e ka vra shpresën për rininë tonë, atëherë është “Aleanca e dreqit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj!”.

Postimi i plotë:

Ramushi, sot po kërkon llogari prej Kurtit, pse rinia po ikun!

1. A mendon Ramushi me ja ba një pyetje veti?

Kush e solli Kosovën këtu ku jemi!

2. A duhet Ramushi, me i ba pyetje veti?

A ka qenë pjesë e Qeverisë dhe Kryeminstër për nja 20 vite rresht!

3. A duhet Ramushi, para se të pyet Kurtin, me ju kërkua falje rinisë tonë, për të bëmat e qeverive për 20 vite që është kanë pjesë e tyre!

4. A duhet Ramushit me i ardh marre që bon këto pyetje banale!

Nëse dikush jau ka vra shpresën për jetë rinisë tonë, jeni ju Aleanca e dreqit!

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj!

Prandaj më së paku i takon fajsia Kurtit!

P.S, nuk po i mbrojë politikat e Kurtit dhe qeverisjen e tij, por po e mbrojë vetëm të vërtetën e dhimbshme, të politikanëve milionerë që tallen me hallet e rinisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat