Tetë vjet nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Aktuale

Tetë vjet nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 07:48
Tetë vjet nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Më 11 janar 2014 në Prizren u mbajt takimi i përbashkët i Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kjo mbledhje e përbashkët që nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u cilësua historike, ndodhi për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Të dy kryeministrat u pajtuan që të themelojnë edhe një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e hapi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se “ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”.

Ndryshe, deri më tash janë mbajtur gjithsej shtatë mbledhje të përbashkëta të të dyja qeverive, e fundit në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje të reja, në mesin e tyre lehtësimi i procedurës për marrjen e leje-qëndrimit, rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Kukësit dhe Dragashit, lehtësira në procedura doganore dhe kontroll të mallrave, kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, njohja e diplomave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat