“Kurrë nuk do ta votoj PDK-në”/ Reagon Ramiz Lladrovci pasi vëllai i tij dha dorëheqje nga PDK-ja

Aktuale

“Kurrë nuk do ta votoj PDK-në”/ Reagon Ramiz Lladrovci pasi vëllai i tij dha dorëheqje nga PDK-ja

Nga: N. Sh. Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:28
Ramiz Lladrovci

Pak pasi vëlli i tij tha se nuk do të jetë më anëtar i PDK-së, ka reaguar kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Emri Lladrovci, vëllai i Ramiz Lladrovci, njoftoi se nuk do ta votojë më PDK-në.

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar vetë Ramiz Lladrovci me një postim në Facebook.

Ai thotë se vëllai i tij gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike.

Ai shkruan se, mbetet shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtar dhe politik.

Sipas tij, Emriu ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës

“Vëllau im, Emriu, ka qenë ushtar në Njësinë speciale të Brigadës 111 të UÇK-së – Adem Jashari. Ai iu bashkua zjarrit të luftës në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe nuk u largua asnjëherë nga betejat, pavarësisht plagëve në kokë e në gjoks. Për më shumë, ka qenë dy herë asamblist në asamblenë komunale dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai gëzon të drejtën e patjetërsueshme për të pasur qëndrime personale politike, ndërsa unë mbetem shumë krenar me veprimtarin e tij kombëtare dhe politike dhe politike”, shkruan Lladrovci.

Emri Lladrovci nuk ka treguar arsyen se pse nuk do ta votojë më PDK-në, mirëpo ka treguar se nëse i bashkohet ndonjë partie të politike, do të njoftojë me kohë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat