Memli Krasniqi infektohet sërish me Covid-19

Aktuale

Memli Krasniqi infektohet sërish me Covid-19

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:19
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se është infektuar përsëri me Covid-19.

Krasniqi ishte infektuar me Covid-19 edhe në vjeshtën e vitit 2020, por edhe pse i vaksinuar dy herë, sot ka njoftuar se është infektuar përsëri. 

Kjo pasi ditë më parë, familjarë të tij kanë rezultuar pozitiv. Krasniqi njoftoi se sot doli pozitiv pasi është testuar tashmë tri herë. 

Tutje, Krasniqi njoftoi se do të izolohet dhe do të ndjekë udhëzimet e IKSHPK-së.

Postimi i plotë 

Te dashur miq,

Dite me pare, familjaret e mi kane rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma te lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Diteve ne vijim do te vazhdoj izolimin dhe do te ndjek rekomandimet e IKSHPK-se.

Edhe pse e kam kaluar Covid-19 ne vjeshten e vitit 2020 dhe kam marre dy doza te vaksines me pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dyte, tash po perballem edhe me infektimin e dyte nga ky koronavirus.

Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj qe te kujdeseni per veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi ne valen e re te shperndarjes se variantit Omicron te Covid-19.

Memli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat