Kryeministri Kurti: Ka diçka të veçantë në referendumin serb

Aktuale

Kryeministri Kurti: Ka diçka të veçantë në referendumin serb

Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:36
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë referendum të saj në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Ka diçka të veçantë sepse më herët s’ka pasur referendum të Serbisë ka pasur zgjedhje, herën e fundit ka qenë referendumi i tyre në vitin 2006. Prej se është shpallur pavarësia kjo është hera e parë që Serbia dëshiron të mbajë referendum kushtetues në Kosovë. Tash të gjithë deputetët e kanë tekstin për çka ne se përjashtojmë edhe mundësinë e kontributit të të tjerëve”, tha Kurti.

Ai tha se Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit.

“Kuvendi i Kosovës gjithnjë e ka thënë fjalën e vet për çështje të sovraniteti me këtë seancë kjo bëhet aktuale edhe sot, Kuvendi edhe rezolutën e vitit 2012 ka kërkuar nga qeveria është normale që Kuvendi kërkon nga qeveria dhe as tash s’ka si të jetë ndryshe. Kuvendi  e tregon vullnetin e vet politik dhe unë kam menduar që më së lehti është përmes kompetencës së kryeministrit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat