​22 vjet nga themelimi i ATK-së

Aktuale

​22 vjet nga themelimi i ATK-së

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 22-vjetorin e themelimit.

ATK u themelua më 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga tetori i vitit 2001 deri në shkurt të vitit 2003, kishte bashkëdrejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit.

Më 18 shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e drejtorit të ATK-së një vendor.

Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN.

Gjatë historikut të shkurtër të saj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale e cila në pjesën më të madhe të saj është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Legjislacioni tatimor i Kosovës është pranuar si nga FMN-ja, ashtu edhe nga Komisioni Evropian si legjislacion transparent dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare.

Me gjithë zhvillimin e vet dhe asistencën e dhënë, ATK ende duhet shumë për të bërë që të jetë Administratë Tatimore moderne, eficiente dhe një organizatë prijëse shtetërore në Kosovë.

Administrata Tatimore e Kosovës është agjension ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat