Këta janë tre njerëzit e LDK-së që i dalin kundër Lumir Abdixhikut

Aktuale

Këta janë tre njerëzit e LDK-së që i dalin kundër Lumir Abdixhikut

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:04
Lumir Abdixhiku

Deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në seancën e jashtëzakonshme të së shtunës votuan pro rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë, që u propozua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, kundër vendimit të kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, dolën tre anëtarë të LDK-së. Driton Selmanaj, Agim Veliu dhe Skender Hyseni kundërshtuan e akuzuan hapatazi kreun e partisë.

Rezoluta e propozuar nga kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës mori 76 vota pro dhe një abstenim. Ishte pikërisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ai që edhe pse mori pjesë në seancë ngriti dorën e abstenimit.

Selmanaj për kundërshtimin që ia bëri vendimit të partisë në të cilën bënë pjesë, disa orë pas seancës së jashtëzakonshme, shpjegoj vendimin e tij përmes tre arsyetimeve. Arsyeja e parë sipas Selmanajt kishte të bënte me faktin se seanca ishte panevojshme dhe pa substancë.

Arsyeja e dytë sipas Selmanajt kishte të bënte me faktin se senaca e thirrur nga Kurti ishte vetëm sa për ta shpërndarë një pjesë të përgjegjësisë së tij nga siç ka shkruar ai “pazotësia e tij për të marrë vendime"..

Ndërsa, si arsye të tretë për votën e abstenuar, Selmanaj tha se është mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët strategjikë të Kosovës, me theks të veçantë me SHBA-të

Deputeti tjetër i LDK-së që i dha “goditjen” e radhës kësaj partie, ishte Agim Veliu, i cili nuk ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme pasi kishte udhëtuar për në Gjermani. E këtë udhëtim Veliu e kishte bërë në siç kishte shkruar në Facebook “cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë”.

“Me ftesë të zotit Burghardt Fülling – kryetar i CDU në Velbert, në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë po qëndroj për vizitë në këtë qytet të Gjermanisë, me qëllim të konsolidimit dhe thellimit të kontakteve ekzistuese në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në Podujevë dhe CDU në Velbert”, kishte shkruar Veliu pasditen e së shtunës në Facebook.

Pas Veliut, “goditja” e radhës që i erdhi LDK-së ishte ajo e Skender Hysenit, anëtarit të kësaj partie që është mjaft i afërt me ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliut. Hyseni, sot dy ditë pas seance, e ka quajtur kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, servil dhe hipokrit politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të së shtunës votoi pro rezolutës së harmonizuar, pas kërkesës së kësaj partie, që rezolutës së kryeministrit Kurti, t’i bëhen disa ndryshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat