Kurti bëri homazhe te busti i Kadri Zekës

Aktuale

Kurti bëri homazhe te busti i Kadri Zekës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 14:55
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, i ka përkujtuar ata sot, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Pas vizitës dhe homazheve në Dubovik të Deçanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bën homazhe edhe në Prishtinë.

“Ata vendosën kurorë me lule te busti i Kadri i Zekës në Prishtinë, para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, ku ai punonte. Kryeministri Kurti theksoi nderimin e pafund për këta tre heronj, të cilët u vranë më 17 janar 1982, në Shtutgart të Gjermanisë”, thuhet në një njoftim të Qeverisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat