Tomë Gashi shpërthen ndaj Edi Ramës: Turp o Edi...

Aktuale

Tomë Gashi shpërthen ndaj Edi Ramës: Turp o Edi...

Nga: P.R Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:39
Erdogan dhe Rama

Gjatë ditës së sotme, në Tiranë ka qëndruar për vizitë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. E me të përfunduar vizitën në Tiranë, Erdogan ka fluturuar drejt Beogradit, ku është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

E kjo vizitë e Erdoganit në Tiranë, ka nxitur reagimin e ashpër të avokatit, Tomë Gashi.

“Qysh se ka të qartë Edi Rama që Shqiptarët nuk dojnë me kanë vëlla me Turqit e aq më pak me Erdoganin. Qysh ka fytyrë Edi me fol në emër të Kosovës. A e din Edo që Erdogani në luftën e tij politike na ka marr fytyrën ne Shqiptarëve të Kosovës & Kosovës si shtet kur Hashimi & co ja dorëzuan 6 shtetas turq pa procedura ligjore duke i dorëzuar si rob lufte tek Erdogani, dhe bota nuk na fali këtë vepër të shëmtuar”, ka shkruar ndër tjerash Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Marre & Turp o Edi

Se kuptoj ama, hiq se kuptoj se si disa Shqiptar sa lehtë i bëjnë vëllezër okupatorët që për pak na hoqën nga faqja e dheut!

Qysh se ka të qartë Edi Rama që Shqiptarët nuk dojnë me kanë vëlla me Turqit e aq më pak me Erdoganin.

Qysh ka fytyrë Edi me fol në emër të Kosovës.

A e din Edo që Erdogani në luftën e tij politike na ka marr fytyrën ne Shqiptarëve të Kosovës & Kosovës si shtet kur Hashimi & co ja dorëzuan 6 shtetas turq pa procedura ligjore duke i dorëzuar si rob lufte tek Erdogani, dhe bota nuk na fali këtë vepër të shëmtuar.

Ku e gjete këtë ditë të krenarisë tonë me na fyer të gjithë Shqiptarëve, sot është përvjetori i vdekjes së mbretit tonë Gjergj Kastrioti.

Pse se thirre edhe at tjetrin super shokun tënd Vuçiqin dhe me i vu pikë marres që po e bën duke i glorifiku okupatorët.

Të fala vëllezërve tu që nuk mund të jenë kurrë vëllezërit tanë.

Marre & Turp

P.S. thuhet që Gjergi kur o kthy me çliru Shqipërinë nga Turqit ka vra edhe do do Shqiptar që ishin Tradhtar… po mire ja u ka ba Gjergji he i lumtë shpata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat