​Katër vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Aktuale

​Katër vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Më: 18 janar 2022 Në ora: 07:30
Jonuz Musliu

Sot mbushen katër vjet qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.

Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

Jonuz Musliu ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat