Tomë Gashi tregon kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Aktuale

Tomë Gashi tregon kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Nga: N. Sh. Më: 18 janar 2022 Në ora: 08:56
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, thotë se strukturat e Serbisë e vranë politikanin serb Oliver Ivanoviq.

Kështu Gashi thotë në rrjetin social facebook, teska shkruan për katër vjetorin e vrasjës së tij, dhe vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Avokati shkruan se, vrasësit e Ivanoviqit ende nuk janë identifikuar, ndërsa gjykimi po vazhdon pa të akuzuar konkret për vrasje.

Sipas tij, ai është vra pasi që aktiviteti i tij politik ishte e kundërta e Listës Serbe.

Me këtë vrasje, Gashi shprehet se Serbia ka për qëllim që Kosovën ta bëjë përgjegjëse.

Reagimi i plotë:

Sot në Gjykaten Themelore në Prishtinë vazhdon gjykimi për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Tani po bëhen 4 vite nga vrasja e Oliverit, por vrasësit e tij ende nuk janë identifikuar e as zbuluar së paku për dy arsye.

1. Ata serb që jetojnë në Kosovë e që dinë sado pak për vrasësit janë të friksuar nga Serbia dhe strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe nuk japin informata konkrete për vrasësit.

2. Serbia kinse po kryen hetime paralele për vrasje, por qëllimi kryesor i Serbisë është që ta bëjnë përgjegjëse Kosovën per vrasjen e Oliverit, vrasje të cilen e kanë bërë strukturat e Serbisë për shkak  të aktivitetit poltik të Oliverit e që ishte e kundërta e Listës Serbe në zgjedhjet e atëhershme lokale në Kosovë.

Gjykimi maratonik po vazhdon pa të akuzuar konkret  për vrasje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat